Kievi filloi operacion special në zonën e Donjeckut lindor

Kiev, 15 prill 2014 (MIA) - Operacion special filloi sot në mëngjes në pjesën veriore të zonës lindore ukrainase Donjecka, deklaroi sot në seancën e Parlamentit, presidenti i përkohshëm i Radës Supreme,Oleksander Turçinov.
 
"Operacioni antiterrorist do të zhvillohet nëpër faza, me përgjegjësi dhe kuptimplotë" tha Turçinov dhe theksoi se qëllimi i operacionit është të mbrohen qytetarët.

Edhe njëherë dëshiroj të theksoj se qëllim i këtyre masave është të mbrohen qytetarët e Ukrainës shtoi Turçinov.

Ai e akuzoi Rusinë se ka "plane brutale për destabilizim të Ukrainës juglindore".

Ushtruesi i detyrës ministër i Mbrojtjes të Ukrainës, Mihail Koval dje tha se forcat e armatosura janë të gatshme për operacione speciale në lindje të shtetit.

Ushtruesi i detyrës president i Ukrainës, Oleksander Turçinov mbrëmë nënshkroi dekret për fillimin e operacioneve speciale në zonat lindore të vendit, kumtoi shërbimi i tij për shtyp.

Ai paraprakisht paralajmëroi fillim të "operacioneve gjithëpërfshirëse antiterroriste" me qëllim që autoritet ukrainase të kthejnë kontrollin ndaj ndërtesave policore dhe qeveritare, të cilat në ditët e fundit u okupuan nga protestuesit prorusë në dhjetë qytete në pjesën lindore të shtetit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail