Rasmusen sërish kërkoi nga Rusia t'i tërheqë trupat nga kufiri ukrainas

Luksemburg, 15 prill 2014 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen sot kërkoi nga Rusia t'i tërheqë trupat nga kufiri ukrainas dhe të ndërmerr hapa për qetësimin e krizës në këtë vend.

"Thellë jam i shqetësuar për shkak të zhvillimit të ngjarjeve në Ukrainë", porositi Rasmusen pas mbledhjes me ministrat e mbrojtjes nga vendet anëtare të BE-së në Luksemburg.

Ai e përsëriti thirrjen disa herë të dërguar deri te Rusia që ta tërheqë ushtrinë nga kufiri dhe të distancohet nga separatistët në lindje të vendit.

"Rusia duhet të ndëpres të jetë pjesë e problemit dhe të bëhet pjesë e zgjidhjes", theksoi ai.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës i njoftoi ministrat e BE-së me hapat që NATO-ja i ndërmerr në kufijt e saj lindor,  ku paradokohe i përforcoi patrullat ajrore, por theksoi se intervenimi ushtarak nuk është në plan.

"Besojmë se kjo është rruga e duhur për gjetjen e zgjidhjes politike dhe diplomatike", tha ai.

Për të enjten në Gjenevë janë caktuar biseda të përfaqësuesve të lartë të SHBA-së, Rusisë, Ukrainës dhe BE-së me qëllim që t'i vihet fund krizës ukrainase.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail