Ushtria ukrainase pushtoi një aeroport ushtarak në Ukrainën Lindore

Kiev, 15 prill 2014 (MIA) - Disa ushtarë ukrainas sot e pushtuan aeroportin ushtarak në afërsi të qytetit Kramatorsk në pjesën lindore të Ukrainës, ndërsa gjatë operacionit janë lënduar disa persona, kumtuan aktivistët prorusë.

Ushtarët ukrainas të aeroportit ushtarak, i cili ndodhet midis qyteteve Kramatorsk dhe Sllavjansk, kanë arritur me transportues të blinduar.

"Ata filluan të negociojnë me milicinë popullore, e cila e kontrollonte aeroportin. Të shtënat kanë filluar pa pritur. Ka të lënduar midis pjesëtarëve të milicisë popullore", deklaruan disa anëtarë të këtij formacioni paramilitar prorurs.

Aktivistët kumtuan se pjesëtarët e milicisë e kanë bllokuar hyrjen në qytetin Kramatorski dhe janë të gatshëm ta mbrojnë.

Mediat ukrainase theksojnë se në aeroport po dëgjohen të shtëna dhe shpërthime.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail