Ushtria ukrainase në aksion, Moska e shqetësuar

Kiev, 16 prill 2014 (MIA) - Ushtria ukrainase ngriti aksion "antiterrorist" kundër "milicive popullore" proruse në juglindje të vendit, ku në luftimet për aeroportin ushtarak afër Kramatorskut jetën e humbën katër pjesëtarë të milicive, ndërsa janë lënduar edhe katër të tjerë.

Aktivistë nga "policia popullore" njoftuan se janë të gatshme t'i mbrojnë hyrjet në Kramatorsk, mbi të cilin po fluturojnë aeroplanë dhe helikopterë ushtarakë ukrainas, derisa në Sllavjanskin e afërt gjoja ka hyrë ushtria ukrainase me tanke, por atje ende nuk ka shenja të luftës.

Pjesa më e madhe e informatave në media bazohen në deklarata të dëshmitarëve anonimë të cilët përmendin edhe për shumë viktima, ndërsa sipas pohimeve të tyre një aeroplan i armatës ukrainase është rrëzuar mbi Kramatorsk, derisa në sulmin ndaj aeroportit kanë marrë pjesë mercenarë të "Bllekuoter"-it amerikan.

U.D. presidenti i Ukrainës Oleksandar Turçinov konfirmoi se është ngrtur një operacion i posaçëm ushtarak në juglindje me qëllim që t'i mbrojë qytetarët, por armata nuk ka dhënë informata për humbjet eventuale.

Zëvendëskryeministri ukrainas Vitalin Jarem deklaroi se në Sllavjansk dhe Kramatorsk janë vërejtur pjesëtarë të divizionit të 45-të ajroro-desant të armatës ruse, të cilët e kanë përforcuar "milicinë popullore" në këto qytete.

Dimitrij Peskov, zëdhënës i presidentit rus Vlladimir Putin, megjithatë, i hodhi poshtë pohimet dhe deklaratat e tilla se në lindje të Ukrainës nuk ka forca ushtarake ruse, duke theksuar se janë absurde informatat për prezencë të ushtrisë ruse në vend.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail