Putini paralajmëroi se Ukraina është në prag të luftës civile

Moskë, 16 prill 2014 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka tërhequr vërejtjen se Ukraina gjendet "buzë luftës civile".
 
Presidenca ruse ka thënë se këto komente Putin i ka bërë gjatë bisedës telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, për situatën në Ukrainë.
 
Këto komente u bënë disa orë pasi forcat e armatosura të Ukrainës e rimorën kontrollin ndaj një baze të vogël ajrore në pjesën lindore të këtij vendi, ku separatistët prorusë, në nëntë qytete, i kanë okupuar ndërtesat qeveritare dhe kapacitetet e tjera.
 
Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandr Turçinov, tha se baza në Kramatorsk ishte "çliruar".
 
Sipas raporteve, një tjetër operacion "antiterror" po zhvillohet në qytetin e afërt Sllovjansk, megjithëse ende ka shumë pak detaje.
 
Qeveria e SHBA-së e ka përshkruar përgjigjen e autoriteteve të Ukrainës ndaj situatës "së paqëndrueshme" në pjesën lindore, si të "rregullt".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail