Automjete të blinduara me flamur rus hynë në qytetin ukrainas Sllavjansk

Sllavjansk, 16 prill 2014 (MIA) - Gjashtë automjete transportues sot hynë në qytetin ukrainas lindor Sllavjansk, ndërsa në krye në automjetin e parë është theksuar flamuri rus.

Nga disa burra të armatosur në uniformë kamufluese qëndrojnë në secilin nga këto automjete. Ata janë ndalur para ndërtesës së komunës të cilën paraprakisht e okupuan demonstruesit prorusë.

Sipas mediave perëndimore ata janë përshëndetur fuqishëm nga aktivistë prorusë në pikën kontrolluese në hyrje në qytet. Ushtarët e këtyre automjeteve kanë qenë të armatosur me pushka automatike dhe minahedhës. Njëri prej tyre i cili është prezantuar si Andrej në deklaratë për mediat perëndimore, ka theksuar se njësiti i tij është pjesë e brigadës së 25-të të FUA në Ukrainë dhe se ata kanë kaluar në anën e forcave proruse.

Sipas Zërit të Rusisë në Kramatorsk ku forcat ukrainase dje e okupuan aeroportin, janë vërejtur transportues të blinduar me flamuj ukrainas.

Gjithsej sipas dëshmitarëve, në qytet ka rreth 300 ushtarë ukrainas. Tani për tani nuk janë konfirmuar raportet për atë se 20 persona të armatosur prorusë kanë hyrë me dhunë në kabinetin e prefektit të Donjeckut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail