Rasmusen: NATO-ja e përforcon praninë në Evropën lindore

Bruksel, 16 prill 2014 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen sot paralajmëroi përforcim të pranisë ushtarake të Aleancës përgjatë kufijve lindor të territorit, të cilën e mbulon, si përgjigje të keqësimit të krizës në Ukrainë.

"Sot miratuam pako të masave ushtarake", deklaroi ai pas takimit të  28 vendeve anëtareve të NATO-s në Bruksel dhe shtoi se ajo nënkupton "numër më të madh të aeroplanëve në qiell, më shumë anije në ujë, gatishmëri më të madhe në tokë".

Vendimi hynë në fuqi menjëherë, ndërsa së shpejti do të merren masa të reja, paralajmëroi Rasmusen.

Ai nuk saktësoi se cilat forca të reja do të sistemohen dhe ku saktë, por deklaroi se NATO-ja do t'i rrisë patrullat ajrore në Detin Baltik, derisa numri plotësues i anijeve do të dërgohet drejt detit Baltik dhe drejt Mesdheut lindor, transmeton Tanjug.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s i bën thirrje Rusisë të jetë pjesë e zgjidhjes të Ukrainës, ta ndalojë destabilizimin e këtij vendi, t'i tërheqë trupat nga kufiri dhe qartë të tregojë se nuk i përkrahë ekstremistët. Ai shtoi se njëkohësisht beson që dalja e vetme nga kriza është gjetja e zgjidhjes politike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail