Merkel: Rusia e ka përgjegjësinë më të madhe për qetësimin e situatës në Ukrainë

Berlin, 16 prill 2014 (MIA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel e porositi presidentin rus, Vlladimir Putin se Rusia e ka "përgjegjësinë më të madhe" për qetësimin e situatës në Ukrainë, deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë së Gjermanisë, Georg Shtrajter.

"Prania e fuqishme e armatës ruse në kufirin me Ukrainën dhe gjuha provokuese e mediave shtetërore ruse, të cilat shikohen në Ukrainën lindore, janë faktor destabilizues. Të dyja punët separatistët prorusë i kuptojnë si shenjë se Moska e mbështet kryengritjen e tyre të armatosur", theksoi Shtrajter.

Në ndërkohë Ministria gjermane e Mbrojtjes kumtoi se Gjermania është duke u përfshirë në aksionin e NATO-s për përforcimin e sigurisë në kufijtë lindor të Aleancës.

Gjermania në operacion do të marrë pjesë me anije dhe gjashtë aeroplanë-gjuajtës, të cilët do të patrullojnë edhe mbi Detin baltik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail