Edhe Snoudeni i shtroi pyetje Putinit përmes video linkut

Moskë, 17 prill 2014 (MIA) - I arratisuri më i kërkuar Eduard Snouden sot personalisht i shtroi pyetje presidentit rus Vlladimir Putin gjatë fjalimit të tij televiziv deri te populli.

Snouden përmes video linkut e pyeti Putinin nëse Rusia i përgjon komunikimet e qytetarëve të saj, që Putin kategorikisht i kishte mohuar.

"Agjencitë e zbulimit rus shfrytëzojnë teknika speciale t'i përgjojnë bisedat telefonike dhe të spiunojnë individë vetëm pas urdhrit paraprak të marrë nga gjykata", u përgjigj Putin.

Ai potencon se nuk ekziston ndjekje e pakontrolluar e komunikimeve të qytetarëve rus, siç ka në SHBA, transmetoi "Rasha tudej".

"I tillë është ligji ynë dhe nga ato arsye nuk ka spiunim masiv në vendin tonë", theksoi presidenti rus.

Mediat perëndimore vlerësojnë se nuk është e qartë nëse Snoudeni i është drejtuar Putinit me inkuadrim të drejtpërdrejtë ose është emetuar video incizim paraprak i materialit me pyetjen e tij.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail