Fund i armëpushimit të Pashkëve në Ukrainë

Kiev, 23 prill 2014 (MIA)- Qeveria e Ukrainës formalisht e përfundoi armëpushimin e Pashkëve dhe filloi "fazë aktive të operacioneve antiterroriste" për eliminimin e grupeve separatiste proruse në pjesën lindore të vendit, deklaroi sot nënkryetari i parë i Qeverisë ukrainase, Vitalij Jerema.

Ai theksoi se aksionet e reja ende nuk kanë filluar, duke shtuar se "në të ardhmen e afërt do të ndërmerren masa adekuate dhe do të ketë rezultate të dukshme".

Ukraina gjatë Pashkëve ppërkohësisht e ndërpreu fazën aktive të "operacioneve antiterroriste", të cilat më 15 pril i shpalli Turçinov.

Jerema, nj[ ditë pas vizitës së nënpresidentit amerikan, Xho Bajdën në Kiev, theksoi se Ukraina e ka marrë mbështetjen nga SHBA-ja dhe se vendi nuk do të lihet "e vetme me agresorin".

Bajden është përfaqësuesi më i alrtë amerikan i cili e vizitoi Ukrainën që prej shpërthimit të krizës. Ai u transmetoi liderëve ukrainas porosinë e presidentit të SHBA-së, Barak Obama.

Shtëpia e Bardhë kumtoi se SHBA-ja do të sigurojë ndihmë plotësuese ekonomike për Qeverinë ukrainase, për t'i zbatuar reformat politike dhe ekonomike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail