Forcat ukrainase u tërhoqën nga qendra e Mariupolit

Mariupol, 10 maj 2014 (MIA) - Njësitë e Gardës kombëtare ukrainase u tërhoqën nga qendra e Mariupolit me qëllim që të mos i provokojnë forcat proruse dhe të sigurojnë mbrojtje të popullatës civile, kumtoi pres-shërbimi i gardës kombëtare.

"Prej orës 8 të mëngjesit në qytetin Mariupol edhe më tutje gjendja është e tensionuar. Komanda dhe anëtarët e gardës kombëtare ukrainase bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që ta stabilizojnë qytetin", citohet në kumtesën të cilën e transmeton "Zëri i Rusisë".

Sipas të dhënave të palës ukrainase, një anëtar i gardës kombëtare humbi jetën dje, ndërsa katër janë plagosur në përleshjet afër stacionit policor në atë qytet.

Forcat ukrainase janë munduar ta ndërmarrin ndërtesën në të cilën janë barrikaduar policët të cilët kanë refuzuar të dëgjojnë urdhëra nga Kievi. Shpërtheu zjarr dhe ndërtesa u dogj deri në themel.

Shtatë persona humbën jetën, ndërsa 39 janë lënduar në operacionin ushtarak në Mariupol në rajonin e Donjeckut, kumtoi organizata shëndetësore rajonale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail