Lavrov: Ukraina është në prag të luftës qytetare

Moskë, 14 maj 2014 (MIA) - Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov sot deklaroi se Ukraina është në prag të luftës qytetare, që e vështirëson mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe të lira presidenciale më 25 maj.

"Kur ukrainasit vrasin ukrainas konsiderohet se është afër luftës qytetare. Në pjesën jugore dhe lindore të Ukrainës ka luftë të vërtetë me armë të rënda. Nëse kjo është kohë e volitshme për zgjedhje të lira dhe të drejta, atëherë nuk e di se çka do të thotë të drejta dhe të lira", theksoi Lavrov.

Ai vlerësoi se separatistët prorusë duhet të përfshihen në bisedat për "unitet kombëtar" të cilat sot filluan në Kiev. Në biseda marrin pjesë ish presidentë ukrainas, përfaqësues aktualë qeveritar ukrainas, deputetë, liderë fetarë dhe akademikë.

Tryeza e rrumbullakët e "unitetit kombëtar" është e para në vargun e takimeve të planifikuara dhe mbahet pas rekomandimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe zhvillohet pa përfaqësues të rajoneve lindore në Ukrainë.

"Nuk e di se kush saktë merr pjesë në tryezën e rrumbullakët në Kiev. Të bindur jemi se që të jetë i suksesshëm dialogu kombëtar, absolutisht është e domosdoshme të gjitha rajonet në Ukrainë, jo vetëm pjesët jugore dhe lindore, por edhe vendet perëndimore në mënyrë të barabartë të marrin pjesë", potencoi Lavrov.

Në Ukrainë për më 25 maj janë caktuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail