Tryezë e rrumbullakët për dalje nga kriza në Ukrainë pa praninë e separatistëve prorusë

Kiev, 14 maj 2014 (MIA) - Qeveria e Ukrainës organizon sot tryezë të rrumbullakët për decentralizimin e pushtetit si pjesë e planit paqësor të mbështetur nga Evropa, por në të nuk marrin pjesë kundërshtarët e saj kryesorë - separatistët prorusë në pjesën lindore të vendit, të cilët shpallën pavarësi.

Në hapjen e tubimit presidenti i përkohshëm ukrainas, Oleksandar Turçinov deklaroi se autoritetet janë të gatshme për dialog, por duke theksuar se nuk do të bisedojnë me separatistët, të cilët pushtuan ndërtesa dhe luftojnë kundër forcave qeveritare në pjesën lindore të Ukrainës.

"Njerëzit, të cilët me armë në dorë luftojnë kundër vendit të tyre dhe të cilët e imponojnë vullnetin e shtetit fqinj, do të përgjigjen para ligjit. Nuk do t'i nënshtrohemi kushtëzimit. Jemi të gatshëm t'i dëgjojmë njerëzit e pjesës lindore të Ukrainës", theksoi Turçinov.

Sipas tij, humbja e Krimesë i ka shkaktuar dëm Ukrainës prej 100 miliardë dollarë.

Turçinov kryeson me serinë e parë të tryezave të rrumbullakëta, në të cilat marrin pjesë liderë fetarë, deputetë dhe përfaqësues të autoriteteve qendrore dhe lokale. Këto negociata janë pjesë e planit paqësor të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) për zgjedhjen e krizës në Ukrainë.

Ai, gjithashtu, shtoi se Qeveria nuk do ta ndërpresë "operacionin antiterrorist" për kthimin e kontrollit mbi qytetet në pjesën lindore të Ukrainës, të cilat për momentin janë në duart e separatistëve.

Separatistët prorusë në Ukrainën Lindore theksuan se këto negociata janë të kota.

"Nuk kemi marrë ftesë për pjesëmarrje në tryezë të rrumbullakët ose për dialog. Nëse autoritetet në Kiev dëshirojnë dialog, duhet të vijnë këtu. Nëse ne shkojmë në Kiev do të na arrestojnë", deklaroi lideri i Republikës popullore të vetëshpallur të Donjeckut, Denis Pushilin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail