"Tryeza e ardhshme për unitet nacional në Ukrainë" do të mbahet në Donjeck

Kiev, 14 maj 2014 (MIA) - Përfundoi mbledhja e "tryezës së rrumbullakët për unitet nacional" në Ukrainë, që u mbajt sot në Parlamentin në Kiev.

"Pjesëmarrësit e mbledhjes u dakorduan që të mblidhen sërish në qytetin historik Donjeck, diku nga 17 apo 19 maji", theksoi ish-presidenti ukrainas, Leonid Kuçma.

Ai kërkoi që në kohë sa më të shpejtë të përgatitet programi për negociatat, që do të vihet në shqyrtim.

Në tubimin e sotëm nuk morën pjesë përfaqësuesit e separatistëve prorusë nga pjesa lindore e vendit, të cilët shpallën pavarësi.

Presidenti i përkohshëm ukrainas, Oleksandar Turçinov kryesoi me të parën nga seria e tryezave të rrumbullakëta, në të cilat marrin pjesë liderë fetar, deputetë dhe përfaqësues të autoriteteve qendrore dhe lokale. Këto negociata janë pjesë e planit paqësor të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail