Separatistët vlerësojnë se nuk ka nevojë për armëpushim që të hetohen shkaqet për rrëzimin e aeroplanit malajzian

Donjeck, 18 korrik 2014 (MIA) - Separatistët prorusë vlerësojnë se për hetim objektiv për shkaqet për fatkeqësinë e djeshme të aeroplanit "Boing -777" të "Malejzha erlajns" nuk është i nevojshëm armëpushim, njoftoi ITAR-TASS.

"Veprimet luftarake vazhdojnë në tërë frontin. Vendi i rrëzimit të 'Boingut' gjendet thellë në territorin tonë dhe nuk nevojitet 'kurrfarë armëpushimi humanitar' apo 'korridor' për hetim objektiv për shkaqet për tragjedinë", deklaroi "ministri i Mbrojtjes" i së ashtuquajturës "Republika Popullore e Donjeckut", Igor Strellkov.

"Komisioni mund lirisht të arrijë dhe të bëjë ekspertizë në vendin e rrëzimit të aeroplanit. Askush nuk do t'i pengojë. Por, e pa përshtatshme është ndërprerja  e veprimeve luftarake kundër grupit të rrethuar të kundërshtarit", vlerëson Strelkov.

Aeroplani malajzian, që ka fluturuar nga Amsterdami për Kuala Lampur mbrëmë u rrëzua në territorin e Ukrainës në vendbanimin Grabovë në zonën e Donjeckut. Në fatkeqësinë e humbën jetën 298 persona, prej të cilëve 283 udhëtarë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail