Barak Obama dhe Mark Rute e paralajmëruan Rusinë

Sietël, 23 korrik 2014 (MIA) - Presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri holandez Mark Rute në bisedë telefonike shfaqën dakordueshmëri se Rusia duhet të ballafaqohet me pasojat serioze nëse vazhdon t'i mbështesë forcat proruse në Ukrainë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Obama dhe Rute shfaqën shqetësim për shkak të dëshmive të reja se Rusia ende dërgon armë dhe luftëtarë përmes kufirit ukrainas, si dhe se vazhdon me stacionim të ushtarëve në kufi.

Të dy liderët kanë shprehur dakordueshmëri se pasi që trupat e viktimave gjatë rrëzimit të aeroplanit malajzian në Ukrainë të kthehen nëpër shtëpi, vendi i aksidentit duhet të jetë i kalueshëm për hetuesit ndërkombëtarë për realizim të hetimit gjithëpërfshirës.

Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Obama e ka përshëndetur vendimin e BE-së që të përgatisë sanksione plotësuese për ata që janë përgjegjës për destabilizim të Ukrainës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail