Gjermania legalizon kultivimin e marijuanës për "qëllime terapeutike"

Berlin, 24 korrik 2014 (MIA) - Gjykata gjermane vendosi që personat të cilët kanë dhimbje kronike të mund të kultivojnë marijuanë "për qëllime terapeutike".

Pesë persona të cilët kanë pasur dhimbje kronike janë ankua para gjykatës në Këln, pasi enti gjerman për ilaçe dhe për pajisje mjekësore (BfArM) ua refuzoi kërkesën për kultivimin e bimës në kushte shtëpiake.

Gjykata vendosi që BfArM duhet të rishqyrtojë tre kërkesat të cilat i ka refuzuar.

Edhe pse të gjithë parashtruesit e ankesës kanë mundur të blejnë dhe konsumojnë marijuanë për qëllime terapeutike, kanë dashur t'i kultivojnë bimët e tyre, sepse nuk kanë pasur mundësi ta blejnë ilaçin, ndërsa sigurimi shëndetësor nuk u ka mbuluar shpenzimin.

Gjykata vendosi se tre parashtrues të ankesave e përmbushin kushtin për prodhimin e ilaçit, sepse është "përafërsisht e sigurtë" se ana e tretë nuk do të ketë qasje te bima dhe prodhimi.

"Kjo nuk do të thotë se secili mund të fillojë të kultivojë marijuanë në shtëpi,  kjo vlen vetëm për ato të cilët janë të sëmurë rëndë,  dhe asgjë tjetër nuk u ndihmon" tha zëdhënësja e gjykatës Stefani Seifert, duke shtuar se kultivimi mbetet i kundërligjshme për të gjithë të tjerët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail