Oland: Për fat të keq nuk ka asnjë të mbijetuar në fatkeqësinë ajrore

Paris, 25 korrik 2014 (MIA) - Njësiti francez i përbërë prej qindra ushtarëve, i cili sot në mëngjes u nis nga qyteti Gao drejt vendit ku u gjetën mbetjet nga aeroplani i Suifter dhe i huazuar nga Er Algjer, arriti në vendngjarje, transmeton korrespodenti i MIA-s nga Parisi, duke iu referuar burimeve franceze.

Menjëherë pas mbajtjes së takimit të krizës në Pallatin e Eliseut, presidenti Fransoa Oland deklaroi se " Për fat të keq nuk ka asnjë të mbijetuar" prej 116 udhëtarëve dhe anëtarëve të ekuipazhit mes të cilëve 51 shtetas francez.

Ushtarët francez gjenden në terren që ta sigurojnë vendin e fatkeqësisë. Edhe pse tani për tani janë të panjohura shkaqet për rrëzimin e aeroplanit, sot në mëngjes ministri i Punëve të Brendshme të Francës Bernar Kazanev si një nga shkaqet e mundshëm kryesore theksoi kushtet klimatike.

"Aeroplani është shkatërruar në momentin e rrëzimit," deklaroi për RTL ministri francez i Punëve të Brendshme Bernas Kazanev. Fatkeqësia me siguri ka ndodhur për shkak kushteve të këqia të motit tha ai duke shtuar se në këtë moment asnjë teori nuk mund të përjashtohet.

Në të njëjtën kohë ministri francez për Komunikacion Frederik Kuvilje theksoi se era e fuqishëm e naftës nga aeroplani në vendin  e fatkeqësisë dhe fakti se mbeturinat nga aeroplani janë në zonë relativisht të vogël tregon se shkak për aksidentin janë kushtet e motit të keq dhe problemet teknike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail