Vëzhguesit e OSBE-së sistemohen në rajonin rus të Rostovit në kufirin me Ukrainën

Rostov, 30 korrik 2014 (MIA) - Katër vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) tashmë punojnë në zonën ruse të Rostovit, kumtoi sot shefi i Misionit të kësaj organizate në rajonin Pol Pikar.

"E formuam grupin e parë, i cili është i gatshëm të fillojë me punë. Neve të gjithëve na pret mjaft punë. Katër vëzhgues tanë tashmë po punojnë. Këtu punoj unë si vëzhgues kryesor dhe janë edhe tre persona të personelit administrativ. Shumë shpejtë grupit do t'i bashkohen vëzhgues të rinj", deklaroi Pikar.

Detyrë e Misionit do të jetë monitorimi i aktiviteteve në vendkalimet kufitare "Gukovë" dhe "Donjeck", shtoi ai.

ITAR-TASS njofton se në rajonin e Rostovit dje arriti grupi i parë i vëzhguesve të OSBE-së, të cilët do të punojnë në rajonet përgjatë kufirit me Ukrainën. Në këtë rajon do të arrijnë gjithsej 13 deputetë të OSBE-së nga tetë shtete - Franca, Britania e Madhe, Hungaria, Moldavia, Kirgistani, Taxhikistani, Kazakistani dhe Ukraina.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail