Vëzhguesit e OSBE-së sërish nuk arritën të mbërijnë në vendin e rrëzimit të aeroplanit malajzian

Donjeck, 30 korrik 2014 (MIA) - Vëzhguesit ndërkombëtar sërish nuk arritën të mbërrijnë deri në vendin ku u rrëzua aeroplani malajzian në Ukrainën lindore.

Sikur në ditët e mëparshme vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) me dy automjete, por këtë herë pa ekspertë nga Holanda, sot sërish u drejtuan në vendin ku ka rënë aeroplani. Pas bisedave me separatistët vëzhguesit e OSBE-së  u kthyen  në qytetin Donjeck.

Ekipi vëzhgues nuk mund të arrijë deri në vendin e fatkeqësisë për shkak të druajtjeve për sigurinë e tyre dhe pengesave nga ana e separatistëve.

Shtetet, qytetarët e të cilëve humbën jetën gjatë sulmit të aeroplanit, ankohen se vendi  nuk është i sigurtë dhe se ende ka mbetje të pagjetura të njerëzve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail