Kameron: Britania nuk do ta fillojë Luftën e tretë botërore

Londër, 31 korrik 2014 (MIA) - Britania nuk do të fillojë "Luftën e tretë botërore" për shkak Ukrainës, ose të dërgojë flotë ushtarake në Detin e Zi, por do t'i bëjë presion ekonomik Rusisë derisa nuk e ndryshon drejtimin, deklaroi kryeministri britanik Dejvid Kameron.

Kryeministri i Britanisë sjelljen e Rusisë në Ukrainë e krahasoi me Gjermaninë para shpërthimit të Luftës së Parë dhe të Dytë botërore. Ai, megjithatë theksoi se Perëndimi duhet vendos linjë apo Rusia do të fillojë t'u bëjë presion vendeve të BE-së, të cilat ndodhen në pjesën lindore të kontinentit, siç është Rumania, transmeton gazeta britanike "Telegraf".

Sipas Kameronit, sanksionet e reja kundër Rusisë janë pjesë e angazhimeve të Perëndimit për t'i bërë presion presidentit rus, Vlladimir Putin dhe ta detyrojë ta ndryshojë qëndrimin.

"Sivjet e shënojmë 100-vjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore dhe kjo luftë ishte për shkak të të drejtave të një shteti të vogël Belgjikës të mos shkelet nga fqinjët. Leksionin e dytë duhej ta mësonim edhe në Luftën e Dytë Botërore kur e njëjta ndodhi me Poloninë, Çekosllovakinë dhe vendet e tjera. Në njëfarë mënyre, ne jemi dëshmitarë të asaj sot në Evropë", deklaroi Kameron.

Kryeministri britanik theksoi se Ukraina është shtet i njohur nga KB-ja dhe se integriteti i saj territorial nuk mund të rrezikohet nga Rusia.

Sipas Kameronit, BE-ja dhe SHBA-ja janë të vendosura të veprojnë pasi që nëse nuk e bëjnë një gjë të këtillë, Rusia do të fillojë me destabilizimin e shteteve të tjera të Evropës Lindore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail