Parlamenti ukrainas i ratifikon marrëveshjet me Holandën dhe Australinë për hetim të fatkeqësisë së aeroplanit

Kiev, 31 korrik 2014 (MIA) - Rada Supreme sot në seancën e jashtëzakonshme e ratifikon marrëveshjen mes Ukrainës dhe Holandës, të arritur më 28 korrik, për misionin ndërkombëtar për mbrojtjen e hetimit për fatkeqësinë  e aeroplanit malejzian në rajonin e Donjeckut.

Sipas marrëveshjes, misioni ndërkombëtar, i udhëhequr nga Holanda është formuar me qëllim të "bashkëpunimit gjatë mbledhjes së mbetjeve dhe hetim të arsyeve për rrëzimin e aeroplanit "Boing 777" të kompanisë ajrore malejziane në rajonin e Donjeckut".

Misionin e përbën personeli ushtarak dhe civil nga Holanda, Australia dhe përderisa është e nevojshme nga vendet tjera, qytetarët e të cilëve kanë udhëtuar me aeroplanin.

Anëtarëve të misionit u është lejuar të posedojnë dhe mbajnë armë, ndërsa gjithashtu edhe ta përdorin me vetëmbrojtje edhe për përfundimin e veprimtarive të tyre sipas marrëveshjes, si dhe të mbajnë uniformë ushtarake. Misioni numëron jo më shumë se 700 persona të armatosur.

Parlamenti në Kiev e ratifikon edhe marrëveshjen mes Ukrainës dhe Australisë, të lidhur më 25 korrik, me të cilin është parashikuar dërgimi i ekspertëve australian në Ukrainë për hetim të tragjedisë së aeroplanit.

Sipas dokumentit, Australia mund të dërgojë më së shumti 250 policë, ushtarë dhe persona civil.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail