Grupi i kontaktit për Ukrainën kërkon lirimin e të gjithë personave të rrëmbyer në konflikt

Minsk, 1 gusht 2014 (MIA) - Grupi i kontaktit trilateral i përfaqësuesve të Ukrainësm Rusisë dhe Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) pas takimit të djeshëm në Minsk kërkoi lirimin momental të personave të rrëmbyer dhe të gjithë të arrestuarve gjatë konfliktit në Ukrainën Juglindore.

Është i domosdoshëm lirimi i një numri të madh të njerëzve të cilët janë të privuar nga liria, theksohet në kumtesën e OSBE-së pas takimit të grupit në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.

Grupi i kontaktit për Ukrainën përsëri e theksoi qëndrimin se lirimi i personave të rrëmbyer dhe të gjithë personave të arrestuar në mënyrë joligjore është element i rëndësishëm për arritjen e marrëveshjes së qëndrueshme për ndërprerjen e zjarrit, theksohet në kumtesën e grupit, transmeton ITAR-TASS.

Grupi midis të tjerash propozon kontroll në kufirin midis Ukrainës dhe Rusisë.

Grupi i kontaktit javën e ardhshme do të mbajë edhe një takim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail