Armata ukrainase ka pësuar humbje të rënda në sulmin ndaj separatistëve në Ukrainën Lindore

Kiev, 1 gusht 2014 (MIA) - Armata ukrainase gjatë natës  ka pësuar humbje të rënda në sulmin ndaj separatistëve prorusë në Ukrainën Lindore, transmetuan mediat britanike.

Televizioni ukrainas sot informon se 20 ushtarët kanë humbur jetën në sulmin e separatistëve gjatë natës,  por burimet ushtarake saktësuan se informata verifikohet dhe numri me siguri do të jetë më i vogël.

Sipas burimeve ushtarake ukrainase, një grup i parashutistëve janë gjetur nën sulmin me minahedhës dhe tanke në afërsi të qytetit Shahtjorsk, në zonën ku më 17 korrik ishte rrëzuar aeroplani malejzian, transmetuan mediat britanike.

Sipas të dhënave të para, të marra nga pres sekretari i Shtabit të operacionit luftarak, Aleksej Dmitrashkovski, 14 ushtarë ukrainas kanë humbur jetën në sulmin, duke rënë në të mbjellat gjatë kohës së ndërrimit në pozitë tjetër në Shahtjorsk, në rajonin e Donjeckut.

"Të dhënat për 21 ushtarë të vrarë nuk janë të sakta, sepse tani për tani bëhet fjalë për 14 të vrarë", deklaroi Dmitrashkovski. "Tani për tani me siguri  janë identifikuar  10 persona, derisa për katër ende nuk dihet nëse janë separatistë apo jo", shtoi përfaqësuesi i Kievit.

Lideri i separatistëve prorusë nga "Republika Popullore e vetëshpallur e Donjeckut" Igor Strlekov për ITAR-TASS kumtoi se paraqitja e forcave ukrainase  në qytetin Jasinovata, gjatë natës ka qenë e refuzuar.

Sipas tij, rreth orës 22,30 mbrëmë në qytet kanë hyrë  disa tanke ukrainase. Në luftën që ka vijuar  është djegur një transportues i blinduar i forcave ukrainase, ndërsa me hedhës dore janë shkatërruar dy tanke, pas së cilës forcat ukrainase janë tërhequr.

"Qyteti mbetet në duart tona", deklaroi Strelkov.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail