Italianja Federika Mogerini është propozuar shefe e diplomacisë evropiane

Romë, 1 gusht 2014 (MIA) - Italia edhe zyrtarisht e propozoi shefen e diplomacisë Federika Mogerini për anëtare të Komisionit të ardhshëm evropian, duke saktësuar se Mogerinin e kandidojnë për funksionin e përfaqësueses të lartë të BE-së  për politikë të jashtme dhe siguri, transmetuan mediat franceze.

Kryeministri Mateo Renci veçmë disa javë para kolegëve të tij insiston ta zgjedhin Mogerinin për trashëgimtare të shefes së tanishme të diplomacisë evropiane, britaniken Kethrin Eshton.

Kandidimi i Mogerinit, megjithatë, hasi në rezistencë të fuqishme të disa shteteve lindore evropiane, të cilat konsiderojnë se ajo tregon simpati të mëdha ndaj Rusisë.

Shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së më 30 gusht do të takohen që të mundohen t'i sistemojnë portofoliot në KE-në e ardhshme, për kryetar të të cilit është zgjedhur ish kryeministri i Luksemburgut, Zhan Klod Junker.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail