Janez Jansha është lëshuar nga burgu që të marrë pjesë në seancën konstituive të parlamentit slloven

Lubljanë, 1 gusht 2014 (MIA) - Parlamenti i ri slloven e mbajti sot seancën e tij të parë, në të cilën i pranishëm ishte edhe ish kryeministri Janez Jansha, i cili ishte lëshuar nga burgu, që të mundet të marrë pjesë.

Jansha, i cili nga fillimi i qershorit e mban dënimin me burg për shkak të korrupsionit, fitoi vend të deputetit në parlament më 13 korrik, si lider i Partisë Demokratike Djathtiste Qendrore (SDS).

Jansha i cili në dy mandate ishte kryeministër, është dënuar për shkak të marrjes së mitos në vlerë prej 278 milion euro gjatë furnizimit të automjeteve të blinduara për armatën sllovene nga kompania finlandeze Patria.

Sipas ligjeve sllovene, u merret imuniteti i deputetëve personave të dënuar me burg  më gjatë se gjashtë muaj. Ligji nuk saktëson se çka ndodh kur dikush do të fitojë vend në parlament derisa gjendet në burg.

Pasi parlamenti do t'i konfirmojë mandatet e deputetëve të zgjedhur, duhet të zgjedhë kryetar dhe komisione parlamentare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail