Identifikohen gjithsej 23 trupa të viktimave të fatkeqësisë së aeroplanit në Ukrainë

Hagë, 8 gusht 2014 (MIA) - Mjekët e mjekësisë ligjore kanë identifikuar viktimën e 21-të të fatkeqësisë së aeroplanit malajzian, me çka numri i tyre i përgjithshëm është 23, kumtoi Qeveria holandeze.

Aeroplani i "Malejzha erlajns" u rrëzua më 17 korrik në rajonin Donjeck të Ukrainës, i cili është nën kontrollin e forcave proruse, ndërsa në fatkeqësi jetën e kanë humbur 298 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, në mesin e të cilëve 193 shtetas holandezë.

Mbi 220 arkivole janë transportuar në Holandë, ku ekspertët kanë për detyrë t'i identifikojnë trupat.

Në mesin e 21 viktimave të rinj janë 16 holandezë (njëri është me shtetësi të dyfishtë holandeze-britanike), dy malajzian një gjerman, një kanadez dhe një britanik, konfirmoi Ministria e Drejtësisë së Holandës.

Kryeministri holandez, Mark Rute dje theksoi se ndërpritet aksioni për gjetjen e trupave të fatkeqësisë në pjesën Lindore të Ukrainës për shkak të pasigurisë së shkaktuar midis forcave ukrainase dhe atyre proruse.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail