Kievi mund ta ndërpresë transitin e gazit rus përmes Ukrainës

Kiev/Moskë, 12 gusht 2014 (MIA) - Parlamenti ukrainas sot  duhet ta shqyrtoj propozim-ligjin me të cilin mund të kufizohet importi i gazit rus  nëpërmjet territorit ukrainas.

Me këtë ligj të krijohet bazë për vendosjen e sanksioneve ndaj llojeve të caktuara të veprimtarive ekonomike, përfshirë edhe dhënien e shërbimeve për transportin e lëndëve të papërpunuara energjetike.

Masat e tilla, megjithatë, përveç Rusisë do ta godasin edhe Bashkimin Evropian, sepse për momentin 15 shtete evropiane përmes territorit ukrainas marrin mes 30 dhe 100 për qind nga gazi i nevojshëm.

Siç njoftoi ITAR-ASS, kompania ukrainase e gazit "Naftogas"  tashmë i ka propozuar monopolit rus "Gazprom" gjatë vendosjes eventuale të sanksioneve "karburantin e kaltër"  t'ia shesë në kufirin ruso-ukrainas dhe pastaj ai të transportohet nga kompanitë që nuk janë të përfshira me sanksione dhe të gjitha marrëveshjet të lidhen përmes "Naftogazit". Nëse "Gazprom"  e pranon ofertën e tillë ukrainase, ajo do të ishte e përkohshme.

Ekspertët, megjithatë, vlerësojnë se në këmbim të saj, majnati rus  mund të kërkojë nga Bashkimi Evropian miratim për realizimin e  projektit "Rrjedha Jugore" përmes të cilit gazi që distribuohet në Evropë do ta anashkalojë territorin ukrainas.

Në fund  të javës së kaluar, kryeministri ukrainas Arsenij Jancenjulk paralajmëroi se Kievi planifikon vendosje të sanksioneve ekonomike ndaj shtetasve dhe kompanive ruse.

Ukraina planifikon të vendosë 26 lloje të kufizimeve, përfshirë edhe ngrirjen e llogarive, ndalesa për veprimtaritë e firmave, për privatizimin e ndërmarrjeve në pronë shtetërore dhe për shfrytëzimin e licencave, ndalimin e operacioneve financiare, si dhe  ndalesën e tërësishme apo pjesëshme për transit të lëndëve të papërpunuara.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail