Rusi: Karvani humanitar me ndihmë për Ukrainën Lindore do ta kalojë kufirin nën mbikëqyrje të Kryqit të Kuq

Moskë, 12 gusht 2014 (MIA) - Ministria ruse e Punëve të Jashtme sot njoftoi se karvani humanitar, i cili u nis për në Ukrainën Lindore, do ta kalojë kufirin vetëm nën mbikëqyrje të Kryqit të Kuq.

"Pas kalimit të kufirit ukrainaso-rus, kolona do të lëvizë nën patronatin e Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq", thuhet në kumtesë.

Ukraina paraprakisht paralajmëroi se ndihma humanitare duhet të shkarkohet nga kamionët rusë dhe të bartet nga Kryqi i Kuq në kamionë të tjerë. MPJ-ja ruse nuk përmend për këtë kusht.

Sipas mediave ruse, karvani prej 280 kamionëve është nisur nga një vend në Moskë dhe duhet që për rreth dy ditë të kalojë 1.000 kilometra deri në Ukrainën Lindore, ku kryengritësit prorusë luftojnë për bashkim me Rusinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail