Në pritë afër Donjeckut janë vrarë 12 pjesëtarë të "Sektorit të djathtë"

Kiev, 13 gusht 2014 (MIA) - Dymbëdhjetë vullnetarë ukrainas të cilët kanë luftuar kundër separatistëve prorusë në Ukrainën lindore, janë vrarë sot në mëngjes, ndërsa tani për tani një numër i panjohur janë marrë peng, pasi autobusi i tyre  ka rënë në pritë të forcave sepratiste, kumtoi zëdhënësi i organizatës ultradjathtiste "Sektori i djathtë".

Artem Skoropadski, zëdhënës i grupit në fjalë, i ka thënë  se separatistët kanë hapur zjarr ndaj autobusit që i dërgonte ushtarët për të luftuar në periferi të qytetit të Donjeckut i cili kontrollohet nga rebelët, kjo është humbja më e madhe prej nisjes së luftës në Ukrainën lindore në muajin prill.

Lideri i këtij grupi, Dmitro Jarosh, në profilin e tij në "Facebook" ka shkruar se grupi ka shënuar "humbje të tmerrshme" ndërsa është zotuar se ata do të hakmerren.

Grupi në fjalë, ka luajtur një rol shumë të madh në protestat në rrugët e Kievit që quan deri të largimi nga pushteti i ish presidentit, Viktor Janukoviq, në muajin shkurt.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail