Putin: Rusia do të bëjë çmos për ndërprerjen e konfliktit në Ukrainë

Jalta, 14 gusht 2014 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin, deklaroi se Rusia do të bëjë çdo gjë të mundur për ta ndalur gjakderdhjen në Ukrainë, ku forcat e qeverisë po luftojnë kundër separatistëve prorusë në pjesën lindore të këtij vendi.

Këto komente Putin i ka bërë sot në takimin me ligjvënësit në Krime, territor në Ukrainë, që Rusia e ka ankesuar në muajin mars.

Ai, poashtu, ka theksuar se Rusia nuk do të vendos "gardh ndaj botës së jashtme", por nuk do ta lejoj askend që ta trajtoj me përbuzje.

Putin tha se rusëve u duhet "mobilizim dhe konsolidim, por jo për luftë apo për çfarëdo lloji të konfrontimit".

Vendet perëndimore kanë imponuar sanksione të shënjestruara ndaj Rusisë, lidhur me aneksimin e Krimesë dhe për mbështetjen e perceptuar për separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Rusia i kundërshton pohimet se i furnizon separatistët me armatim dhe ekspertë.

Kjo është vizita e dytë e Putinit në Krime prej aneksimit nga ana e Moskës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail