Fransoa Oland konfirmoi se Franca i ka dorëzuar armë "rebelimit demokratik sirian"

Paris, 20 gusht 2014 (MIA) - Në intervistë për  botimin e nesërm të "Le Mond" presidenti francez Fransoa Oland për herë të parë konfirmon zyrtarisht se Franca i ka dorëzuar armë "rebelimit demokratik sirian", lajmëron korenspondenti i MIA-s nga Parisi.

Sipas presidentit francez bëhet fjalë për "material i cili është në pajtim  me angazhimin evropian", përkatësisht se armët  që Franca i ka dorëzuar  në Siri  janë nga natyra e njëjtë sikur që u janë dorëzuar kurdëve në Irak.

Sipas mediave franceze të kurdëve irakian Franca u ka dorëzuar mitralozë të rëndë.

"Bashkësia ndërkombëtare mban përgjegjësi të madhe  për atë se çka ndodh në Siri. Nëse para një viti kishte reagim  i forcave të mëdha në vlerë të shfrytëzimit të armëve kimike, ne nuk do të gjendeshim përballë zgjidhjes  së frikshme mes një diktatori dhe një grupi terrorist, derisa kryengritësit e merituan të gjithë përkrahjen tonë", sqaron Fransoa Oland.

Shefi i shtetit francez më tutje  në intervistën e gjërë njofton se në shtator do të propozojë iniciativë për sigurinë e Irakut dhe për luftë kundër shtetit islamist.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail