NATO planifikon të zhvendosë pesë baza në Evropën Lindore

Berlin,31 gusht 2014 (MIA) - NATO planifikon të zhvendosë pesë baza në Evropën Lindore në territoret  e Lituanisë, Letonisë, Estonisë, Rumanisë dhe Polonisë, kumtoi gazeta gjermane "Frankfurt algemajne cajtun" cituar nga ITAR-TASS.

Në pajtim me planin e Aleancës veriatlantike, në secilën prej bazave afatgjatë do të dislokoje deri 600 ushtarë, kumtoi gazeta, duke cituar një burim të NATO-s.

Hollësi të tjera thelbësore për planin nuk theksohen.

Plani hollësisht do të shqyrtohet në takimin e kryesisë në Ulells, më 4 dhe 5 shtator.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Andres fog Rasumesn, në një intervistë për gazetën e njëjtë, theksoi se Aleanca planifikon të ketë prezencë të konsiderueshme në Evropën Lindore.

Sipas tij, në Uells do të sillet vendim për rritjen e efikasitetit të forcave për reagim të shpejtë. Kjo NATO-s do t'i mundësojë të reagojë  në mënyrë më operative gjatë rreziqeve të reja të paraqitura" tha Rasmusen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail