Kryeministri skocez e hodhi poshtë propozimin e Londrës për autonomi më të gjerë të Skocisë

Edinburg, 9 shtator 2014 (MIA) - Kryeministri skocez dhe lider i Partisë nacionale skoceze, Alek Salmond, e hodhi poshtë propozimin e Londrës për autonomi më të gjerë të Skocisë.

Salmond deklaroi se në pakon, e publikuar sot nga tre partitë politike kryesore - konservative, laburiste dhe liberale, nuk ka asgjë të re.

"Kjo është përpjekje për shitjen e një produkti të vjetër në një paketim të ri", komenton Salmond.

Pakoja, detajet e së cilës akoma nuk janë precizuar, parasheh furnizimin e Parlamenti skocez me instrumente përmes së cilave Skocia mund të zbatojë politikë fiskale personale dhe vetë t'i menaxhojë shpenzimet për veprimtaritë sociale.

Sipas liderit të nismës, ish-kryeministri laburist Gordon Braun, i cili është skocez dhe e mbështet lënien e Skocisë në kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar, puna për pakon ligjdhënëse mund të fillojë që ditën e ardhshme pas referendumit për pavarësi, të caktuar për më 18 shtator, ndërsa propozimet mund të hyjnë në fuqi që në janar të vitit të ardhshëm.

Propozimet e tre partive në Londër janë ndeshur me kritika të ashpra edhe nga kryetari i partisë nacionale Skoceze në Parlamentin britanik, Angus Robertson. Ai deklaroi se oferta paraqet "përpjekje cinike për ryshfet".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail