Poroshenko: Ukraina duhet të mbetet në kufijt e tanishëm

Kiev, 10 shtator 2014 (MIA) - Udhërrëfyesit për paqe, të cilët u arritën javën e kaluar ndërmjet Ukrainës dhe separatistëve prorusë, theksojnë se Ukraina është shtet i vetëm sovran në kufij të tanishëm, deklaroi presidenti ukrainas, Petro Poroshenko.

Në mbledhje qeveritare, e cila u metua përmes televizionit, Poroshnko theksoi se armëpushimi i arritur në Ukrainën lindore ndërmjet ushtrisë qeveritare dhe kryengritësve, është i rëndë për t'u respektuar, sepse sipas tij, "terroristët vazhdimisht përpiqen t'i sfidojnë forcat ushtarake të Kievit".

"Protokolli, i cili u nënshkrua të premten në Minsk, parasheh vendosje dhe mbrojtje të sovranitetit ukrainas në tërë teritorin e Donbasit (në Ukrainën lindore), duke i përfshirë edhe pjesët të cilët janë nën kontrollin e kryengritësve.

Poroshnko shtoi se javën e ardhshme do të usë në Parlament projekt-ligjin për dhënin  statusit të posaçëm për disa rajone në rajonin Donjeck dhe Llugagansk, të cilat për momentin janë nën kontroll të separatistëve.

"Ukraina nuk bëri kurfarë kompromisi, sa i përket integritetit të saj territorial. Nuk mund të bisedohet për ndonjë federalizim apo ndonjë shkëputje të rajoneve lindore. Ligji për udhëheqje të përkohshm autonome të rajonve Donjeck dhe Llugansk siguron status, me të cilin ato rajone mbeten në Ukrainë", thksoi ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail