Gjashtë të vdekur dhe 15 të plagosur gjatë sulmve në Donjeck

Kiev, 15 shtator 2014 (MIA) - Së paku gjashtë persona e humbën jetën, ndërsa 15 janë plagosur gjatë granatimit të qytetit Donjeck në Ukrainën lindore, kumtuan sot separatistët lokal, duke shtuar se gjatë sulmeve, dy herë në shënjestër të granatave u gjend edhe ekipi vëzhgues i OSBE-së.

Kjo është shkelja më e madhe e marrëveshjes për ndërprerje të zjarrit që prej arritjes së saj më 5 shtator.

Dy lagje veriore të qytetit Donjeck u granatuan dje, ndërsa luftime të ashpra shpërthyen rreth aeroportit në afërsi të qytetit. Gjatë tërë ditës janë dëgjuar të shtëna nga armë automatike dhe shpërthime të granatave, ndërsa re tymi janë ngritur mbi qytet.

Në kumteesën e Asamblesë komunale të Donjeckut theksohet se janë dëmtuar një numër i konsiderueshëm i shtëpive dhe objekteve afariste.

Pjesë të Donjeckut, që ishin granatuar dje, janë nën kontroll të separatistëve prorusë, por Qeveria ukrainase i fajëson mu ata për viktimat në civilë.

"As sot, as dje, as gjatë ditëve të kaluara, forcat ukrainase nuk i granatuan pjesët rezidenciale të qytetit", deklaroi zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Andrij Lisenko.

Ekipi gjashtëanëtarësh i OSBE-së dy herë u gjend në goditje të granatave në Donjeck. edhe pse është në fuqi armëpushimi, të cilin e nënshkruan forcat proruse dhe ato ukrainase para dhjetë ditëve", deklaroi zëdhënësi i misionit vëzhgues të OSBE-së, Majkëll Bociurkiv.

Gjatë sulmeve nuk është lënduar asnjë anëtar i ekipit, por automjetet e OSBE-së janë dëmtuar rëndë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail