Në të shtënat në një gjykatë në Kopenhagë vritet një person

Kopenhagë, 16 shtator 2014 (MIA) - Një person është vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur, gjatë të shtënave në ndërtesën e një gjykate në Kopenhagë, njoftoi policia daneze.

Incidenti ka ndodhur sot, paradite, kur një burrë identiteti i të cilit nuk zbulohet, ka filluar të shtiejë, në sallën e gjykatës në të cilën zhvillohej debati rreth mundësisë për lirim me dorëzani në një rast për të cilin ka debatuar gjykata.

Tani për tani nuk dihet motivi për incidentin e përgjakur, përveç se e shtëna ka ndodhur gjatë marrjes në pyetje. Mediat në Danimarkë besojnë se bëhet fjalë për mosmarrëveshje familjare, e cila ka përfunduar në gjykatë.

Një përfaqësues i gjykatës në Kopenhagë deklaroi se gjatë ditës së sotme, gjykata duhej të vendosë për disa raste private dhe familjare, si dhe për raste të borxheve të papaguara dhe flimentimeve.

Policia njoftoi se vrarësi, më vonë është gjetur dhe është arrestuar në një rrugë në qendrën e kryeqytetit danez.

Menjëherë pas të shtënave, ndërtesa e gjykatës është zbrazur, ndërsa i gjithë rajoni rreth gjykatës është bllokuar dhe mbyllur për komunikacion dhe për kalim të këmbësorëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail