Rada supreme miratoi ligj për status të posaçëm të Donbasit

Kiev, 16 shtator 2014 (MIA) - Deputetët e Radës supreme të Ukrainës sot miratuan ligjin për dhënien e statusit të posaçëm për rajonet Donjeck dhe Llugansk në pjesën lindore të vendit, parashtruar nga presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, si dhe ligjin pë amnisti të pjesëmarrësve në ngjarjet në këtë pjesë të shtetit.

Për ligjin për status të posaçëm për Donbasin votuan 277 deputetë, ndërsa për ligjin për amnisti 287 deputetë.

Sipas ligjit për status të posaçëm për basenin e Donbasit propozohet sistem i posaçëm i vetëqeverisjes për periudhë prej tre vitesh, si dhe mbajtje e zgjedhjeve lokale në këto rajone më 7 dhjetor të këtij viti.

Ligji për amnisti parandalon ndjekjen dhe dënimin  "pjesëmarrësve në ngjarjet në territorin e Donjeckut dhe rajonit të Lluganskit".

Poroshenko dje theksoi se me ligjin janë përfshirë kryesit e veprave penale nga kodi penal, siç janë vrasja me paramendim, terrorizmi, tentimi për vrasje të nëpunësit shtetëor apo pjesëtarit të policisë, dhunimi, vjedhjet, përdhosja e të vdekurve dhe shumë dispozitave të tjera të cilat duhet ta garantojnë tërësinë territoriale të Ukrainës.

Mediumet kumtuan se autorittet e të vetëashtuquajturës "Republika Popullore e Donjeckut" konsiderojnë se propozim-ligji i Poroshenkos për ta është "joaktual", ndërsa kryeminsitri i të vetëshpallurës "Republika Popullore e Lluganskit", Genadij Cipkallov theksoi se populli tashmë e ka bërë zgjedhjen, e ajo është "RPLL e ndarë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail