Parlamenti evropian shprehu keqardhje për zvogëlimin e buxhetit të BE-së për vitin 2015

Strasburg, 17 shtator 2014 (MIA) - Deputetët evropian shprehën keqardhje për zvogëlimin e buxhetit të BE-së për vitin 2015, por edhe shqetësim për shkak të faktit se zvogëlimi i buxhetit ka të bëjë para se gjithash me politikën e cila duhet ta stimulojë kompetivitetin, transmeton korrenspondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Vendet anëtare të BE-së që më 15 korrik paralajmëruan zvogëlim prej 2,1 miliard eurove të buxhetit të propozuar nga Komisioni Evropian, përkatësisht 140 miliard, të rregulluar 142,1.

Sipas eurodeputetëve, nga zvogëlimi i buxhetit do të goditen politika për stimulim të kompetivitetit, rritja ekonomike dhe krijimi i vendeve të punës. Këshilli i BE-së në atë mënyrë zvogëloi 1,3 miliard euro për financim të hulumtimeve shkencore dhe punët e mëdha infrastrukturore.

"Ne dëshirojmë që Evropa të dalë nga kriza dhe të bëhet kompetitive me zhvillim të ekonomisë të themeluar ndaj zhvillmit. Për atë nevojitet të përforcohet  hulumtimi dhe zhvillimi shkencor, si dhe programet arsimore", theksoi eurodeputeti spanjoll nga radhët e socialistëve, Eider Gardizabal Rubial.

Parlamenti evropian megjithatë nënvizoi se Këshilli, në të cilin janë prezantuar shtetet, i zvogëloi për 5,2 për qind kreditë për politikë të jashtme të BE-së, përkatësisht do të ketë 378 milion euro më pak, dhe veçanërisht fondet e destinuara  për udhëheqje me krizat  sikur ajo në Siri ose Palestinë, si dhe për ndihmë të vendeve fqinje, si Ukraina.

Nga kursimi buxhetor janë kursyer bujqësia dhe fondet strukturore për zhvillim rajonal.

Eurodeputeti francez Zhan Artius, përndryshe liberal dhe kryetar i Komisionit për buxhet të PE-së, akuzoi për "udhëheqje të papërgjegjshme buxhetore", e cila, sikur në vitet e kaluara sjell deri te kreditë për pagesë që janë të pamjaftueshme që të paguhen të gjitha faturat e BE-së në vitin 2014.

Parlamenti Evropian për propozimet buxhetore të Shteteve anëtare të BE-së do të votojë në komisionin për buxhet më 29 shtator dhe në sesionin plenar më 22 tetor. Votimi final i buxhetit është parashikuar për më 26 nëntor pas "pajtimit" të fundit me Këshillin e BE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail