Armata ukrainase përgatitet për tërheqje

Kiev, 22 shtator 2014 (MIA) - Forcat ukrainase të sigurisë sot filluan me tërheqjen e artilerisë dhe automjeteve të rënda të blinduara në kuadër të tampon-zonës 30-kilometërshe.

Vendimi i Kievit për tërheqje të armatës ukrainase pason pasi që forcat ukrainase e zvogëluan intensitetin e veprimeve luftarake.

Zëdhënësi i armatës ukrainase Andrej Lisenko deklaroi se dy ushtarë ukrainas e kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit edhe krahas ndërprerjes së zjarrit, që u dakordua më 5 shtator.

Ai theksoi se separatistët prorusë i kanë zvogëluar sulmet artilerike, ndërsa gjithashtu janë ndalur edhe sulmet nga territori rus.

Vendet-anëtare të Grupit të kontaktit të premten e kaluar arritën marrëveshje me të cilin parashikohet vendosja e tampon-zonës prej 30 kilometra midis forcave ukrainase dhe proruse.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail