Putin kërkoi që Ukraina të mos e implmentojë Marrëveshjen për asociim me BE-në

Bruksel, 24 shtator 2014 (MIA) - Rusia do ta bllokojë qasjen e Ukrainës drejt tregjeve ruse, nëse Kievi implementon madje edhe një pjesë të Marrëveshjes për asociim me Bashkimin Evropian, paralajmëroi presidenti rus, Vlladimir Putin.

Në letrën drejtuar presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, Putin kërcënon se madje edhe ndryshimi i legjislaturës nacionale të Ukrainës me qëllim që të implementohet Marrëveshja do të shkaktojë reagim të shpejtë të Moskës.

"Ende konsiderojmë se vetëm ndryshimet sistematike në Marrëveshje, të cilat do t'u referohen tërë spektrit të rreziqeve për lidhjet ekonomike ruso-ukrainase dhe për tërë ekonominë ruse, do të mundësojnë të ruhet bashkëpunimi ekzistues tregtar dhe ekonomik ndërmjt Federatës ruse dhe Ukrainës", shkruan Putin në letrën me datë 17 shtator.

Presidenti rus nuk hyn në hollësi lidhur me masat eventuale, por javën e kaluar, kryeminsitri Dmitrij Medvedev nënshkroi urdhërin për uljen e qasjes drejt Rusisë për eksportuesit ukrainas. Kjo masë duhet të hyjë në fuqi së shpejti.

Rritja e dukshme e doganave do të çonte drejt humbjeve prej tre miliardë euro në vit për ekonominë e Ukrainës, e cila në Rusi eksporton kryeissht çelik, thëngjill, substanca kimike dhe kultura drithëore.

Si lëshim para Rusisë, BE-ja e shtyu implementimin e pjesës trgtare të Marrëveshjes deri në fund të dhjetorit të vitit 2015.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail