Ukraina do të jetë prioritet i sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s

Oslo, 24 shtator 2014 (MIA) - Ish kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg, i cili më 1 tetor do ta ndërmarrë vendin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, deklaroi se prioriteti i tij do të jetë situata në Ukrainë, si dhe se kthimi i marrëdhënieve mes Rusisë dhe NATO-s në nivel paraprak, nuk do të jetë i mundur.

"Kthimi i situatës paraprake nuk shqyrtohet si variant. Rusia vendosi të  përmbahet deri në linjë agresive. Për këtë shkak nuk mundemi, ashtu siç shpresuam paraprakisht, të vazhdojmë me përforcimin e partneritetit me Rusinë", theksoi Stoltenberg.

Ai shtoi se në seriozitetin e situatës në Ukrainë "tregon fakti se zbatohet forcë ushtarake për ndryshim të kufirit".

Sekretari aktual i përgjithshëm i Aleancës Anders Fog Rasmusen theksoi se Stoltenberg duhet ta realizojë planin për përforcimin e mbrojtjes  së vendeve-anëtare të NATO-s në Evropën qendrore dhe lindore me qëllim që të ndalohen sanksionet eventuale armiqësore të Kremlinit.

Elementi kryesor i planit është formimi i forcave multinacionale për reagim të shpejtë, të cilat për kohë të shkurtër mund të dërgohen në Poloni, në shtetet baltike ose në cilin do vend-anëtar të NATO-s që do të rrezikohet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail