MPJ-ja ruse: Sulmet ajrore në Siri dhe Irak i kryen SHBA-ja dhe jo koalicioni

Moskë, 24 shtator 2014 (MIA) - Në operacionet ajrore mbi pozicionet e ekstremistëve nga Shteti Islamik (IS) më Siri dhe Irak nuk merr pjesë "koalicioni i gjerë" por i kryen SHBA-ja, Franca dhe disa shtete arabe, kumtoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

"Vetëm një straregji e përbashkët kundër terrorizmit, e jo legalizim i koalicionit kundër IS, mund të japë rezultate në luftën kundër terrorizmit", thekson Ministria.

"Ekzistojnë dyshime në legjitimitetin e sulmeve që kryhen, sepse hapa të këtillë mund të ndërmerren vetëm me miratim të KB-së ose me pajtueshmëri të padyshimtë nga autoritetet në shtetin që është i rrezikuar", kumtoi MPJ-ja ruse.

Ministria shton se sulmet me raketa dhe me bomba i kryen SHBA-ja, Franca dhe disa shtete arabe, ndërsa shtetet tjera edhe pse nuk kanë konformuar pjesëmarrje të tyren në operacion, megjithatë ato janë të kufizuara në aksione humanitare.

"Me fjalë të tjera, në rend dite nuk ka koalicion të gjerë", potencoi në kumtesë MPJ-ja ruse.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail