OBSH: Ebola përhapet, por Evropa është e përgatitur mirë për virusin

Londër, 7 tetor 2014 (MIA) - Virusi vdekjeprurës i ebolës pothuajse në mënyrë të pashmangshme do të përhapet në Evropë, por "kontinenti i vjetër" është i përgatitur mirë për këtë, deklaroi sot drejtoresha rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Zhuzhana Jakab.

Vetëm disa orë pasi që është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes ngjitëse në Spanjë, ajo deklaroi se raste të këtilla janë "të pashmangshme".

Katër persona, duke përfshirë edhe një infermiere, të cilës i është konfirmuar prania e virusit ebola, janë hospitalizuar dhe gjendja e tyre do të përcillet, për shkak të frikës se do mund të bartin sëmundjen, kumtuan paraprakisht autoritetet shëndetësore spanjolle.

"Rastet e këtilla me siguri do të ndodhin edhe në të ardhmen", tha Jakab dhe theksoi se kjo është e pashmangshme, sepse shumë njerëz nga Evropa udhëtojnë në vendet e prekura dhe anasjelltas.

Sipas saj, rrezik më të madh që të sëmuren punonjësit shëndetësorë, të cilat kujdesen për pacientët, si dhe familjet e tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail