Përleshje para Parlamentit ukrainas

Kiev, 14 tetor 2014 (MIA) - Disa mijëra protestues dhe forca policore u përleshën sot para Parlamentit ukrainas, lajmëroi TASS.

Sipas autoriteteve ukrainase, para Parlamentit janë mbledhur 8.000 persona.

Gjendja u tensionua pasi shumë herë ishte refuzuar propozimi i disa deputetëve për pranim zyrtar të anëtarëve të Armatës kontroverse kryengritëse ukrainase (UPA) për heronjë kombëtar dhe për luftëtarë të pavarësisë të Ukrainës gjatë Luftës së dytë botërore. UPA akuzohet për bashkëpunim me nazistët.

Anëtarët e policisë janë gjuajtur me bomba tymi, flesh granata dhe mjete artizanale shpërthyese, me ç'rast janë lënduar disa prej tyre.

Copëza nga mjeti shpërthyes arritën edhe në katin e dytë të ndërtesës dhe për atë gazetarët janë thirrur të largohen nga dritaret, shumica e të cilave ishin thyer.

Përfaqësuesi i Kryqit të kuq ukrainas kumtoi se pesë persona janë plagosur nga pllakat e hedhura.

Të gjitha hyrjet e Parlamentit janë mbyllur, ndërsa mbledhja vazhdoi pas dyerve të mbyllura.

"Liria" përgënjeshtron se anëtarët e saj janë përgjegjës për trazirat para Parlamentit dhe u bëri thirje organeve të rendit t'i ndërmarrin të gjitha masat që të tejkalohen viktimat eventuale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail