Një infermiere italiane dyshohet për vrasjen e 38 pacientëve

Romë, 14 tetor 2014 (MIA) - Në Itali është arrestuar një infermiere për të cilën ekziston dyshim se ka vrarë 38 pacientë, sepse ata ose familjarët e tyre, e kanë nevrikosur, njoftuan përfaqësues zyrtarë policorë.

E dyshuara Daniella Pojxhiali (42) është arrestuar në qytetin e saj të lindjes Lugo, në veri të Italisë.

Tek ajo është gjetur edhe "slfi" fotografi në të cilën me gishtin e madh pozon para një pacienti i cili paradokohe ka vdekur, publikoi gazeta "Koriere dela Sera".

Policia ka dyshuar se ajo është përgjegjëse për vdekjen e një pacienti më të moshuar i cili në spital ka qenë i vendosur me sëmundje më të lehtë. Pas autopsisë, megjithatë, është konfirmuar se pacienti ka vdekur nga ngrënia e një substance e cila shkakton sulm në zemër, ndërsa gjurmët e të cilit në gjak humben pas disa ditëve.

Hetimi ka treguar se infermierja me siguri është përgjegjëse edhe për vdekjen edhe të paktën e 38 pacientëve. Të gjithë ata, gjoja, janë vrarë sivjet.

Të paktën 200 dëshmitarë kanë dhënë deklarata kundër "infermieres më të keqe".

Prokurori shtetëror Alesandro Mançini në konferencë shtypi deklaroi se Poxhiali nuk ka kundërshtuar gjatë arrestimit dhe se ka qenë e qetë.

Disa nga kolegët e saj kanë deklaruar se ka qenë "person i ftohtë, por çdoherë e disponuar të punojë". Të tjerë, madje, kanë thënë se kanë dyshuar se në fund të ndërrimit pacientëve u ka dhënë laksativ që t'i nevrikos dhe turpërojë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail