Moti i keq në Itali mori tre viktima

Romë, 15 tetor 2014 (MIA) - Tre gra humbën jetën në Itali në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga të reshurat e rrëmbyeshme, që mbrëmë e kapluan pjesën veriore të vendit.

Trupi i 73 vjeçares është gjetur nga zjarrëfikësit në Muxha, në afërsi të Triestes. Shtëpia e saj është marrë nga rrëshqitja e tokës.

Në provincën qendrore italiane Groseto,  të zënë nga shirat e rrëmbyeshëm, dy motra të moshës prej 69 dhe 65 vjeçare, mbrëmë janë marrë nga lumi i tërbuar, derisa kanë udhëtuar me automobil,  kumtuan sot mediat italiane.

Trupat  e tyre zjarrëfikësit i kanë gjetur prej mbrëmë në automobilin me të cilin kanë udhëtuar, 60-70 metra nga rruga, në mes të fushës. Automobili është fundosur në baltë.

Autoritetet lokale informojnë se nuk ka viktima tjera nga shirat e rrëmbyeshëm, që mbrëmë kanë ra mbi pllajën Marema,  në veri të Romës. Për çdo rast janë evakuuar pesëdhjetëra persona. Sipas dëshmitarëve disa persona kanë arritur të shpëtojnë, duke u ngjitur në drunj, prej ku kanë shpëtuar me barka ose helikopterë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail