U shpërbë grupi i euroskeptikëve në Parlamentin evropian

Strasburg, 16 tetor 2014 (MIA) - Grupi euroskeptik në Parlamentin evropian, në të cilin ishte edhe partia britanike e pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar (UKIP), u shpërbë, pasi që një eurodeputet nga Letonia, vendosi të tërhiqet prej tij.

Grupi në të cilin bënte pjesë edhe Lëvizja italiane Pesë Yjet, pati 48 anëtarë, por tërheqja e eurodeputetit letonez çoi drejt shpërbërjes së saj, sepse në të tashmë nuk ka anëtarë nga shtatë vende të BE-së, kështu që ai nuk mund të veprojë në Parlamentin në Strasburg si grup i posaçëm.

Shpërbërja e grupit, paraqet goditje për lëvizjen euroskeptike dhe posaçërisht për UKIP-in britanik, sepse për të qenë pjesë e një grupi parlamentar, do të thotë mundësi për shfrytëzim më të madh të fondeve evropiane, për financim të aktiviteteve partiake, për anëtarësim në komitte të ndryshme në Parlament, si dhe mundësi për diskutim në punën e tij.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail