Poroshenko: Është arrtiur përparim mesatar në negociatat me gazin

Milano, 17 tetor 2014 (MIA) - Për gazin është arritur përparim mesatar, ka marrëveshje për parametrat themelore nga marrëveshja, deklaroi sot presidenti ukrainas Petro Poroshenko.

Poroshenko, ka folur, sot, gjatë samitit Euro-Azi të mbajtur në Milano të Italisë, pas bidedimeve që janë mbajtur me presidentin rus, Vlladimir Putin, atë francez Fransoa Oland dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Rusia ka ndalur furnizimin me gaz në Ukrainë, ndërsa po kërkon që Kievi t’i paguaj asaj miliarda dollarë që konsiderohet se Ukraina u ka mbet borgj rusëve.

"Disa parametra bazike, janë arritur në kontratën e re me Moskën, por për detaje të tjera lidhur me pagesën e gazit, do të bisedojmë më tutje", ka thënë Poroshenko.

Vet presidenti rus, i ka konsideruar bisedimet si "të mira".

Lidhur me krizën në Ukrainë, kancelarja gjerman Merkel, ka thënë se nuk është bërë ndonjë përparim akoma, dhe se luftimet në lindje të Ukrainës po vazhdojnë mes Kievit dhe separatistëve pro-rusë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail