Drejtori i "Total"-it humbi jetën në një aksident ajror

Moskë, 21 tetor 2014 (MIA) - Drejtori i kompanisë franceze të naftës "Total", Kristof de Marzheri, mbrëmë humbi jetën në një aksident ajror në aeroportin "Vnukovo" në Moskë, prej nga është kthyer pas takimit me përfaqësues të lartë shtetëror rusë, njoftuan mediat franceze.

Aeroplani gjatë fluturimit është përplasur me një automjet për pastrim të borës, me ç'rast jetën e kanë humbur të gjithë të katërt ushëtarët në aeroplan, duke i përfshirë edhe tre anëtarët e ekuipazhit, publikoi në kumtesë kompania "Total", duke e konfirmuar vdekjen e drejtorit të saj.

Shoferi i makinës për pastrim të borës ka mbetur i palënduar, theksuan mediat ruse, edhe krahas informatave fillestare se edhe e ka humbur jetën në aksident.

Arsyen për përplasjen dhe pse makina për pastrim të borës ndodhej në pistën për fluturim dhe aterim, fillimisht do të duhet t'i konfirmojë hetimi dhe komisioni i posaçëm.

Një burim i TASS-it paraprakisht informoi se arsye për havarinë me siguri është dukshmëria e keqe.

Drejtori i Agjencisë federale ruse për aviacion civil, Aleksandar Neradko, deklaroi se ka disa faktorë me të cilët mund të shpjegohet aksidenti - kushtet e këqia meteorologjike, duke e përfshirë edhe mbulesën e dëborës, mjegullën dhe reshjet.

"Autoritetet, megjithatë, nuk e përjashtojnë edhe faktorin njeri", shtoi Neradko.

Drejtoria e aeroportit pohoi se në momentin e aksidentit dukshmëria në pistë ka qenë 350 metra.

Gazeta ruse "Vedomosti" publikoi se Marzheri ka dashur të udhëtojë nga Moska për në Paris pas takimit me kryeministrin rus Dmitrij Мedvedev, kushtuar investimeve të huaja në Rusi, e cila është nën sanksione nga Perëndimi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail